Kosova
Hapen dy festivale ndërkombëtare në Prishtinë, pjesëmarrëse 20 vende
Nesër në Prishtinë do të hapen dy festivaleve ndërkombëtare, “Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Polip” dhe “Festivali Ndërkombëtar i Romanit Grafik GRANFest”.
Aktivitetet e “GrandFest” festivalit do të fokusohen në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë ku do të organizohen orë leximi.
Gani Jakupi, organizator i GrandFest tha se ky festival do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe do të përcillet me aktivitete të shumta.
“Po mbahet për herë të parë festivali i romanit Grandfest. Jemi të kënaqur dhe të lumtur që i kemi disa mjeshtër siç është Herman nga Belgjika, ai është 80 vjeç. Njëra prej aktiviteteve ka me qenë në Soma me muzicientë të Kosovës, një seri përkujtimi i parë i roleve”, tha ai.
Jeton Neziraj, Drejtor i Qendrës Multimedia, foli për festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polis”, shkruan EO.
Tha se do të ketë mysafirë nga 20 vende të botës.
“Grand Fest hapet në ora 7 dhe Polisin në ora 8, vijnë mysafir prej 20 shteteve, si Japoni, Spanjë, një shkrimtar serb, shkrimtar nga Gjermania, Azejbergjani etj. Festivali fillon të premten dhe vazhdon edhe të shtunën. Leximet fillojnë në mbrëmje, gjatë ditës mbahen panele diskutimi, ëorkshope, etj. Është një fundjavë festive letrare me artistë që kemi kënaqësinë me i pas në Prishtinë”, tha Neziraj.
Rikujtojmë se festivali i Ndërkombëtar Polis po mbahet për të 9 vite radhazi kurse festivali i Romanit GrandFest po mbahet për herë të parë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










