Lajme
Hap dyert Shkolla Shqipe në Frauenfeld në kantonin Thurgau
Një pikë shkollore në gjuhën shqipe

Edhe një pikë shkollore në gjuhën shqipe i shtohet kantonit Thurgau, falë angazhimit të mësueses Valbonë Alili, si dhe përkushtimit të veprimtarëve: Nexhat Hyseni dhe Vaxhid Sejdiu, përcjell albinfo.ch.
Në vazhdën e përpjekjeve të hapjes së pikave shkollore në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin Thurgau, shkollave shqipe në këtë kanton i shtohet edhe pika e re shkollore në Frauenfeld, e cila këto ditë hapi dyert për nxënësit që ta mësojnë gjuhën shqipe.
Duke pasur parasysh punën dhe angazhimin e madh të veprimtarëve dhe mësuesve të shkollave shqipe: Nexhat Hyseni, Valbonë Alili dhe Vaxhid Sejdiu, pas një përkushtimi së bashku me prindërit e qytetit Frauenfeld të kantonit Thurgau në Zvicër u arrit që të hapet pika shkollore, duke ua bërë të mundshme fëmijëve shqiptarë, që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare.
Këta fëmijë të mrekullueshëm me libra në dorë dëshmojnë përpjekjet e të gjithë atyre, që sot në Zvicër janë bërë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe angazhimit në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Valbona Alili dhe mësimi zhvillohet çdo të enjte në Shkollën “Ergaten” në Frauenfeld, nga ora 16:15 -18:00
Lirisht mund të themi se jo vetëm nxënësit ndiheshin të lumtur, siç janë: Eliza, Rea, Adriana, Domenika, Sophie, Jonart, Ejmen, Lena, Cloe, Rafaelo, Riccardo, Filipo, të cilët iu bashkëngjiten mësimeve të gjuhës shqipe, por edhe prindërit, të cilët mësimin e gjuhës shqipe e shohin shumë të nevojshme për fëmijët e tyre. Prandaj, u bëhet thirrje prindërve shqiptarë të qytetit Frauenfeld, që në ditët në vijim t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, e cila po e përgatit edhe ndarjen e fëmijëve në dy grupe, me qëllim që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që nxënësit ta mësojnë sa më lehtë dhe sa më mirë gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri