Jeta në Zvicër
Hap dyert Qendra Federale e Azilit
Qendra Federale për Azilkërkuesit në Boudry NE ka hapur dyert e saj për publikun të shtunën.
“Është kënaqësi të jem këtu në Boudry, në një kanton të njohur për frymën e mikpritjes dhe hapjes”, tha këshilltarja federale, ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Hapja e qendrës nuk kishte shkaktuar urrejtje ose shqetësim në mesin e popullatës, tha numri një i Neuchâtelit, John Nathanael Karakash.
Qendra në Boudry aktualisht ka hapësirë për 170 azilkërkues dhe është projektuar për të përshpejtuar procedurat. Në total, rreth 150 vende pune do të krijohen për t’u kujdesur për azilkërkuesit. Qendra është rinovuar për disa milionë franga, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i projektit pilot në Zvicrën perëndimore është të fitojë përvojë në rajonin më të madh të azilit, i cili përfshin disa kantone.
Në pesë muaj, 336 azilkërkues arritën në qendër në Boudry. Mesatarisht, ata qëndruan atje për rreth gjashtëdhjetë ditë. Sommaruga ishte e kënaqur me këtë rezultat të përkohshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











