Kosova
Hamza në Gjermani, zhvillon takime të ndara studentët dhe bashkatdhetarët në Munich
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot takime në Munich të Gjermanisë me studentët shqiptarë në universitetet më të mira atje dhe me bashkatdhetarët.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Hamza ka shkruar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar ai.
Tutje në takimin tjetër me bashkatdhetarët, Hamza u shpreh se adhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta, transmeton albinfo.ch.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda ditës në Munich. Pas takimit me studentët shqiptarë, tani takova bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet. Edhe pse takimi ishte tjetër, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë ai.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













