E-Diaspora
Hakmarrja, motivi i vrasjes së shqiptarit në Vjenë
Hakmarrja duket se ka qenë motivi kryesor i shkrepjes me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare të dielën në mbrëmje në Vjenë të Austrisë

Si pasojë e këtij rasti u gjuajtën dy vëllezër nga Prishtina dhe një kalimtare e rastit e moshës 19-vjeçare. Njëri vëlla mbeti i vdekur, ndërsa dy personat e tjerë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Kjo është informata e fundit, të cilën ka deklaruar policia austriake, transmeton albinfo.ch.
Policia austriake njoftoi të martën se motivi i vrasjes së ditës së diel ka origjinën nga një hasmëri prej kohësh mes dy familjeve shqiptare. Vëllai i të vdekurit, 25-vjeçari i mbijetuar nga plumbat është marrë shkurtimisht në pyetje. Ai ka deklaruar se mes familjes së viktimës dhe autorit të vrasjes ka pasur një sherr prej vitesh. Ata ishin takuar qëllimisht, por gjatë udhëtimit me tramvaj debati mes tyre ka eskaluar. Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger, thotë: “Ngjarja ishte planifikuar shumë kohë më parë”.
Pas gjuajtjeve me armë, autori i vrasjes ende nuk është kapur, por mediet austriake kanë publikuar fotografitë e tij dhe të personit që e shoqëronte, ndërsa ende nuk janë zbuluar emrat e personave nga asnjëra palë.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Jeta në Austri
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës