Bota
Një hakeri do t’i konfiskohen monedha digjitale prej 1 milion dollarësh
Një gjykatë në Londër urdhëroi të premten konfiskimin e Bitcoin-it, dhe monedhave të tjera digjitale, me vlerë gati 1 milion dollarë nga një haker kompjuterik.
Gjykatësja Joanna Korner vendosi që shteti mund të konfiskojë shuma të monedhave digjitale nga Grant West, 27 vjeç.
West, nga Kenti në Anglisë juglindore, u dënua në maj të vitit të kaluar me mbi 10 vjet burgim, në bazë të akuzave të komplotit për mashtrim, posedim i pasurisë kriminale dhe të drogës.
“Ai duhet t’i bindet urdhrit të konfiskimit ose të përballet me katër vjet burg shtesë”, tha Korner.
Policia tha se West përdori adresa elektronike të rrejshme për sulme ndaj më shumë se 100 kompanive në gjithë botën, duke vjedhur dhjetëra-mijëra detaje financiare të klientëve, përpara se t’i shiste të dhënat në tregjet e paligjshme online, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












