Lajme
Hajnat e vjedhin ish-ministrin e Brendshëm
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka qenë cak i hajnave. Dëmet që i kanë shkaktuar hajnat, siç ka raportuar vetë ish- ministri, shkojnë në 3500 euro
Hajnat thuhet se nuk kanë “mëshirë” e madje as frikë. Ditë më parë disa ia kanë thyer banesën ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në lagjen Mati në Prishtinë. Dëmet që i kanë shkaktuar hajnat, siç ka raportuar vetë ish- ministri, shkojnë në 3500 euro.
“Nuk kanë vjedh vetëm tek unë, por edhe në disa banesa tjera në këtë lagje. Problemi ishte se unë nuk e kam aktivizuar alarmin dhe se kjo ishte pak edhe neglizhencë e jona”, është shprehur Rexhepi për “Zëri”.
Në kohën kur hajnat e kishin vënë në “target” banesën e ish-ministrit Rexhepi, ai kishte qenë në Mitrovicë. Bajram Rexhepi është nga Mitrovica dhe dy herë ka qenë prefekt i kësaj komune.
Dëme materiale mund të them se janë afro 3500 euro. Janë vjedh dy televizorë, një laptop, 1 Ipad , stoli të gruar dhe vajzës”, ka deklaruar Rexhepi.
Ndryshe, disa vjet më parë, hajnat i kanë hyrë në shtëpi edhe kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi, edhe pse shtëpia e tij ishte nën kontrollin e roja të sigurisë. Hajni ishte identifikuar dhe arrestuar nga Policia, ndërsa pas një procesi gjyqësor ishte dënuar me burg
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










