Lajme
Hajdutë të veshur si policë grabisin bankën në Sevelen SG
Grabitës të maskuar si oficerë policie kanë sulmuar të enjten bankën kantonale St. Gallen në Sevelen
Pak para orës 9 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale ka marrë raportin për një grabitje të kryer në Bahnhofstrasse, njofton policia e kantonit St. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, autorët e armatosur tashmë ishin zhdukur. Askush nuk ka pësuar lëndime, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Dy autorët e dyshuar të plaçkitjes kanë pretenduar se ishin oficerë policie, transmeton albinfo.ch. Ata kishin veshur uniforma të zeza ku shkruante “Polizei”. Grabitësit gjithashtu mbanin helmeta tëmburoja zeza, dhe çizme luftarake. Ata gjithashtu kishin me vete një çantë të kuqe me një kryq të bardhë zviceran.
Autorët, të cilët thuhet se kanë folur në një gjermanishte të dobët janë larguar duke marrë me vete një shumë të panjohur të parave, përcjell albinfo.ch. Makina e arratisjes ishte e pajisur me targa false.
“Grabitësit kanë vepruar me shumë profesionalizëm dhe angazhim”, ka thënë zëdhënësi i policisë Hanspeter Krüsi për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Një guxim i tillë nuk është parë kurrë në kantonin e Shën Gallen në rast të një grabitjeje”.
Autorët kishin kopjuar madje një targë të një makine patrulluese që i përkiste policisë së kantonit të St. Gallenit”, ka shtuar Krüs.
(Foto: KAPO SG)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














