Futboll
Hajdari tregon pse zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Hajdari shpjegon pse i tha po Kosovës dhe jo Zvicrës
Nga korriku deri në tetor, emri i Albian Hajdarit ishte ndër më të përmendurit — fillimisht për transferimin nga Lugano te Hoffenheimi, e më pas për vendimin e tij që të përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për “Corriere del Ticino”, qendërmbrojtësi 22-vjeçar tregoi arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.
“Federata e Kosovës më kontaktoi që para një viti e gjysmë, ndërsa unë ndërkohë debutova me Zvicrën. Nuk ishte e lehtë, por unë jam dhe ndihem kosovar. Bisedova si me Murat Yakinin, ashtu edhe me trajnerin Franco Foda, dhe ndjenjat që përjetova më bënë ta zgjedh Kosovën”, tha Hajdari.
Ai debutoi muajin e kaluar me Kosovën, duke luajtur 90 minuta si titullar në barazimin ndaj Sllovenisë dhe fitoren 1:0 kundër Suedisë, ku u vlerësua si një nga më të mirët në fushë.
Synimi i tij është i qartë: kualifikimi në një turne të madh. “Kosova e vogël mund të bëjë histori. Mundësia është aty — duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi ai.
Aktualisht, Kosova renditet e dyta në grupin B me 7 pikë, pas Zvicrës që ka 10. Këtë muaj, përfaqësuesja zhvillon dy ndeshjet vendimtare: më 15 nëntor ndaj Sllovenisë në Lubjanë dhe më 18 nëntor kundër Zvicrës në Prishtinë.
Në fund, Hajdari foli edhe për bashkëlojtarin dhe mikun e tij, portierin Amir Shaipi. “Ai ka karakter të fortë dhe do të rikthehet si titullar te Lugano. Jam i bindur për këtë,” u shpreh ai.
Shaipi pritet të startojë në portë për Kosovën kundër Sllovenisë, pasi Aro Muriq është i pezulluar.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










