Shqipëria
Hahn në Tiranë thotë se nuk ka kushte të reja për Shqipërinë
Hahn tha se kjo fazë përgatitore do të jetë shumë kërkuese nga të dyja palët qoftë nga ana e Shqipërisë, qoftë nga ana e BE.
Komisionari për zgjerim, Johanes Hahn ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e qeverisë, ku është prezantuar procesi përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Ai më pas është takuar edhe me Presidentin Meta. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se puna përgatitore për negociatat nuk do jetë e lehtë, ndërsa qeveria ka lexuar me vëmendje konkluzionet e KE. Sipas kryeministrit, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.
Ndërsa komisionari Hahn ka folur edhe për procesin e vettingut, ku shprehur rezerva për mungesën e gjyqtarëve.
“Ky do të jetë fokusi ynë dhe detyra që shtrihet para jush në muajt që vijim është që të vazhdoni të jepni rezultate në mënyrë që të tejkaloni çdo dyshim të mbetur. Shteti i së drejtës është diçka që shihet me kujdes nga shtetet anëtare të BE. Vettingu duhet të vijojë së bashku me ristrukturimin e pritshëm institucional dhe krijimin e institucioneve të reja që parashikohen nga reforma kushtetuese e 2016”, ka thënë ai.
Hahn tha se kjo fazë përgatitore do të jetë shumë kërkuese nga të dyja palët qoftë nga ana e Shqipërisë, qoftë nga ana e BE. Ai vuri theksin tek personeli, për të cilin tha se duhet të shtohet dhe të jetë i kualifikuar.
“Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin evropian”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












