Futboll
Hadërgjonaj tregon pse zgjodhi Kosovën
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, të enjten ka vendosur ta lërë Përfaqësuesen e Zvicrës për ta përfaqësuar Kosovën.
Futbollisti i skuadrës së Premier Leagues angleze, Huddersfieldit, ka zbuluar në një intervistë për “Sportin në KTV”, se kontaktet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë nisur dy vjet më pare, përcjell Albinfo.ch.
Ai shpreson se do të debutojë qysh në ndeshjet e qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Hadërgjonaj, tutje, ka shtuar se vendimin për të luajtur për Kosovën e ka pasur gjithmonë në kokën e tij.
Mbrojtësi 24-vjeçar që ka luajtur për të gjitha grupmoshat dhe një ndeshje me ekipin e parë të Zvicrës, ka theksuar se ka qenë shikues i rregullt i Kosovës dhe për ekipin ka lëvdata.
Kualifikimi në Euro 2020 për Hadërgjonajn, do të ishte e arritur e madhe për Kosovën.
Ai foli edhe për ndeshjet e radhës të Kosovës dhe më e veçanta, siç thotë ai, do të jetë ndaj Anglisë në Southampton.
Florent Hadërgjonaj është pjesë e Huddersfieldit, skuadër që ka rënë nga Premier League.
Por, ai beson se edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez apo në ndonjë ligë të fortë evropiane.
Në të kaluarën, Hadërgjonaj ka luajtur edhe në elitën e futbollit zviceran me Young Boysin, dhe në Bundesligën gjermane me Ingolstadtin.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











