Lajme
Haçkaj: Mandati i Ramës do të jetë i rrezikshëm për shqiptarët
Mërgimtari Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë (Zvicër) ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Ora News, tha se vjedhja e të dhënave ishte një skandal, duke shtuar se qytetarët në njëfarë mënyre u detyruan që t’i jepnin votën PS-së, pasi kishin frikë për humbjen e vendit të punës.
“Ne jemi në hamendësim nëse janë kontaktuar këta njerëz, por vjedhja e të dhënave është fakt. Para 6-7 muajve punonjësve të administratës iu kërkua karta e identitetit, u kërkuan që 20-30 familjarët e tyre të votojnë për PS dhe fiks përpara 10 ditësh nga zgjedhjet del ky skandal. Ky është intimidimi i njerëzve të thjeshtë që rrezikojnë ve
ndin e punës dhe me vendin e punës rrezikojnë bukën e fëmijëve të tyre. Në një shtet normal nuk e ka për detyrë opozita ta ruaj integritetin e votës, e ka policia, prokuroria. Opozita me aq sa mundi unë besoj se bëri një punë të mirë, por që ajo që ishte shqetësuese ishte inkohereca me pranimin e zgjedhjeve të qeta gjatë procesit dhe me shqetësimet që nxjerrin tani që është mbyllur procesi zgjedhor. Nëse ka shqetësime duhet të reagonte në kohë reale. Opozita ka nevojë për një analizë të thellë, unë përpara se të largohesha do bëja një analizë të thellë para se të largohesha”, është shprehur ai.
Po ashtu, Haçkaj ka komentuar edhe pendimin e Monika Kryemadhit për djegien e mandateve, duke thënë se kjo tashmë nuk është e vlefshme.
“Është gjithmonë mirë të ketë një reflektim, por tani nuk është e vlefshme”, tregoi ai.
Ai thotë më tej se mandati i 3-të i Ramës do të jetë shumë i rrezikshëm.
“Mandati i Ramës do të jetë shumë i rrezikshëm për shqiptarët, eksodi i shqiptarëve do të vazhdojë. Njerëzve u është vrarë shpresa”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











