Kosova
Guvernatori Ismaili takohet në Vjenë me Guvernatorin e Bankës Nacionale të Austrisë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, u prit në takim nga Guvernatori i Oesterreichische Nationalbank (OeNB), Robert Holzmann, për të diskutuar dhe zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy bankave qendrore.
Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen e pakursyer të OeNB-së për BQK-në, përmes projekteve dhe asistencave të ndryshme, drejtpërdrejt si bankë qendrore ashtu edhe përmes konstituencës së saj me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Joint Vienna Institute (JVI). Kjo mbështetje ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe ngritjen e kapaciteteve të vetë BQK-së si institucion.
Diskutimi ndërmjet Guvernatorit Ismaili dhe Guvernatorit Holzmann është përqendruar kryesisht rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndarjen e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve në mbikëqyrje, si dhe fillimin e iniciativave të përbashkëta kërkimore. Po ashtu, guvernatorët nënvizuan rëndësinë e shfrytëzimit të ekspertizës dhe burimeve të të dyja institucioneve me qëllim të nxitjes së qëndrueshmërisë dhe efikasitetit më të madh brenda sistemeve të tyre financiare.
Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e kornizave rregullatore në sektorin financiar. Gjatë diskutimit u theksuan përfitimet e ndërsjella të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe nxitjes së një kulture të të mësuarit të vazhdueshëm.
Takimi përfundoi me angazhimin e të dyja palëve për thellimin e partneritetit dhe gjetjen e mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen.
Guvernatori Ismaili aktualisht po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Guvernatorit Holzmann, në shënimin e 80-vjetorit të themelimit të institucioneve të Bretton Woods (FMN dhe Bankës Botërore) dhe 75-vjetorit të anëtarësimit të Republikës së Austrisë në këto organizata.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













