Lajme
Guterres, thirrje për përmbajtje në Lindje të Mesme
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është thellësisht i shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e lartë iranian, Qasem Soleimani, pas protestave të dhunshme para Ambasadës amerikane në Bagdad.
“Ky është një moment, në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, tha zëdhënësi i tij, Farhan Haq, në një deklaratë.
Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë nga forcat amerikane në Irak.
Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.
Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














