Bota
Guterres myslimanëve: Ju nuk jeni vetëm
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres shprehu respekt dhe solidaritet me myslimanët në përkujtimin e bërë në Qendrën Kulturore Islamike të viktimave të vrara në xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.
“Ju nuk jeni vetëm,” i thotë Antonio Guterres myslimanëve të botës, “bota është me ju, Kombet e Bashkuara janë me ju, dhe unë jam me ju”. Nga xhamia e Manhatenit, ku Sekretari i Përgjithshëm i foli besimtarëve të mbledhur në lutjet e të premtes, Guterres shprehu solidaritetin me myslimanët që përkujtuan sot 50 viktimat që humbën jetën javën e kaluar në sulmin vdekjeprurës në xhaminë e Kristçërç, të Zelandës së Re.
“Kudo në botë ne shohim se është rritur urrejtja ndaj myslimanëve, antisemitizmi, gjuha e urrejtjes dhe fanatizmi,” tha ai në shkollën e Qendrës Kulturore Myslimane në rrugën 96, ku ishin mbledhur diplomatë dhe përfaqësues të mediave. Guterres paralajmëroi për rreziqet që ekzistojnë nga që media sociale është kthyer në platformë fanatizmi, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Islamofobia në rritje
Solidaritati i duhet myslimanëve përditë. Feja myslimane është feja më e papëlqyer në Amerikë. 3,45 milionë myslimanë jetojnë në SHBA, gjysma e lindur në vend dhe gjysma e ardhur me migracion. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane janë të brezit të dytë, si pasojë e ardhjeve më të mëdha të myslimanëve në shekullin e 20-të.
Sipas një vëzhgimi të bërë nga Fondacioni New America, megjithëse përbëjnë vetëm 1,1 përqind të totalit të përgjithshëm të popullsisë, pjesa më e madhe e popullsisë amerikane mendojnë se popullsia myslimane në SHBA përbën 17 përqind të popullsisë së përgjithshme.
Amerikanët janë të shqetësuar për esktremizmin në rritje tek popullsia myslimane, dhe nuk ndihen rehat kur shohin myslimane me shami, ndihen të shqetësuar nëse kanë në lagje një xhami dhe mendojnë se myslimanët duhen kontrolluar ekstra në aeroport. Po sipas këtij vëzhgimi të bërë tek popullsia jomyslimane nga Fondacioni i sipërpërmendur, dy në pesë vetë nuk njohin personalisht asnjë mysliman. Të paktën, pjesa më e madhe e pranojnë se amerikanët myslimanë diskriminohen, dhe pranimi është hapi i parë për të luftuar diskriminimin.
Një sukses shumë i madh në luftën kundër diskriminimit të myslimanëve në Amerikë u arrit në zgjedhjet e fundit, si rezultat i të cilave në Kongres marrin pjesë dy grave myslimane, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, nga Partia Demokrate.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










