Lajme
Guinea Conacry dhe Nigeri shtojnë numrin e njohjeve për Kosovën
Republika e Guinesë Conacry dhe Republika e Nigerit, janë shtetet e radhës të cilat e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës
Letrat kredenciale i janë dhënë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili aktualisht po qëndron në Afrikë, ku është duke lobuar për shtimin e njohjeve të reja
Lajmin e bëri të ditur për mediet e Kosovës Jetlir Zyberaj, këshilltari i zëvendëskryeministrit Pacolli.
“Njohjet nga Nigeri dhe Guinea janë në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve të këtyre dy shteteve si dhe me respekt të plotë për qytetarët e Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Po ashtu këto dy njohje janë konform opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë karshi pavarësisë së Kosovës”, është shprehur ai.
Këto njohje vijnë pas aktivitetit lobues të zëvendëskryeministrit Pacolli dhe numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës e shtojnë në 79.
Behgjet Pacolli ndodhet në kontinentin e Afrikës tash disa ditë në mision lobues për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€