E-Diaspora
“Kompani” për shitjen e drogës: Me ndërrime dhe rroga për “punëtorët”
Procesi gjyqësor për tregti me drogë ndaj shtatë shqiptarëve (21-34 vjeçarë) dhe një iraniani (37) – me emrin e koduar "Kokain-AG", ka filluar para Gjykatës së Landit, në Hanover
Grupi i burgosur për tregti me drogë në Hanover funksiononte i ndërtuar dhe organizuar si një kompani “normale”. Me sistem ndërrimesh, me paga të rregullta dhe me linjën telefonike për klientët. E vetmja që mungonte ishte këshilli i punëve dhe kantina e stafit, thuhet në një raportim të bild.de.
Procesi gjyqësor për tregti me drogë ndaj shtatë shqiptarëve (21-34 vjeçarë) dhe një iraniani (37) – me emrin e koduar “Kokain-AG”, ka filluar të premten, para Gjykatës së Landit, në Hanover.
Banda e dyshuar e drogës thuhet se ka shitur kokainë dhe marihuanë, ndër të tjera në qarkun universitar të qytetit dhe në disa lagje të tjera, transmeton albinfo.ch. Gjatë pesë muajve, ata, sipas akuzës, kishin fituar të paktën 116.000 euro.
Grupi ishte zbuluar kur njëri nga pjesëtarët i kishte ofruar kokainë për t`i shitur një punonjësi të policisë.
Ja si ka rrjedhur biznesi i drogës, sipas prokurorit Henrik Möllerherm: “shitësit e rrugëve ishin ndarë në ndërrime të ditës dhe të natës, me orarë të caktuar pune, përcjell albinfo.ch. Kur dorëzoheshin ndërrimet, dorëzoheshin po ashtu edh telefonat e punës, narkotikët dhe fitimet”.
Kështu, tregtarët e rrugëve merrnin një pagë fikse deri në 1300 euro në muaj – ose kishin pjesëmarrje në fitim: çdo “top” kokainë e shitur (0.2 gram, rreth 25 euro në shitje në rrugë) sillte dy euro fitim.
Për blerësit e interesuar, tregtarët ishin të disponueshëm përmes numrave të linjës telefonike. Ata përdornin emrat si: “Jack”, “Mili” dhe “Alex”.
Gjatë një aksioni të madh të realizuar në mes të korrikut të vitit 2019, hetuesit patën arrestuar rreth një duzinë tregtarësh të dyshuar. Në këtë aksion ata ndër të tjera kishin konfiskuar drogë dhe para në vlerë prej 42.000 eurove, transmeton albinfo.ch. Hetuesit, para kësaj kanë përgjuar 25.000 telefonata të këmbyera në mes të pjesëtarëve të grupit.
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri