Zhvillim
Grupet e punës finalizuan Marrëveshjen sociale Kosovë-Zvicër
Palët negociatore u pajtuan që marrëveshjet e arritura të përafohen nga kryesuesit e grupeve të punës në fund të muajit maj në Bernë
Ministria e Punës dhe çështjeve sociale bën të ditur për arritjen e një hapi drejt nënshkrimit të marrëveshjes së re të sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. “Nga data 24 deri më 27 prill 2017, në Prishtinë u zhvillua raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Gjatë këtyre ditëve palët arritën të finalizojnë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marërveshjen administrative për implementimin e marrveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje”, thuhet në njoftim.
Palët negociatore u pajtuan që marrëveshjet e arritura të përafohen nga kryesuesit e grupeve të punës në fund të muajit maj në Bernë.
Koha prej një muaji do të nevojitet që marrëveshja bazë, marrveshja administrative, si dhe formularët e dakorduar të përkthehen në gjuhët përkatëse, të kalojnë nëpër procedurat e nevojshme brenda shteteve përkatëse në mënyrë që të përafrohen në fund të muajit maj.
Pas kësaj do të kërkohet nga qeveritë e të dyja shteteve autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes. Në rast të autorizimit pritet që marrëveshja të nënshkruhet nga ministrat përkatës të të dy vendeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017 dhe pastaj të kalojë nëpër procedurat e brendshme të të dy vendeve për ratifikim”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













