Futboll
Grumbullohen kuqezinjtë, në stërvitje 24 futbollistë
Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret e marsit. 24 lojtarë stërviten nën urdhrat e trajnerit Silvinjo
Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi ‘Ennio Tardini’, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi ‘Friends Arena’, ora 19:00). Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan edhe stërvitjen e parë zyrtare, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, janë stërvitur 24 lojtarë, një pjesë e të cilëve morën ngarkesë të plotë fizike, ndërsa lojtarët që kanë luajtur dje në kampionatet respektive u stërvitën veçmas. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.
Qazim Laçi dhe Naser Aliji do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.
Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes, për t’u nisur më pas drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin ‘Ennio Tardini’, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











