Lajme
Gruevski thërret popullin për “rezistencë kundër platformës së Tiranës”!
Ai i bëri thirrje popullit që të përgatitet për rezistencë afatgjatë për t’u përballur, siç thotë, me skenare për shtetin dhe se përmes dialogut politik në Kuvend mund të gjindet zgjidhje
Ish kryeministri maqeodonas njëherësh lider i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, vazhdon të këmbëngulë në luftën e tij kundër avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Deklaratës politike shqiptare, të cilës i referohet si ”Platforma e Tiranës”, ka deklaruar ai, shkruan antpress.mk
Ai thotë se nuk do të lejojnë ridefinimin e shtetit si edhe ndërrimin e emrit, siç thotë, sipas skenarit të LSDM-së me partive shqiptare. Për Gruevskin, periudha e tanishme është mjaft dramatike për vendin.
Ai i bëri thirrje popullit që të përgatitet për rezistencë afatgjatë për t’u përballur, siç thotë, me skenare për shtetin dhe se përmes dialogut politik në Kuvend mund të gjindet zgjidhje.
Gruevski përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, janë e vetmja zgjidhje e krizës së tanishme politike.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











