Lajme
Gruevski kërkon zgjedhje të reja
Nga tabori i VMRO-së thonë se formimi i qeverisë së re nga LSDM nuk paraqet zgjidhje të problemit, por përkundrazi. Prandaj kjo parti kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare
Pas përpjekjes së parë për të formuar koalicionin qeverisë, Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO DPMNE po kërkon zgjedhje të re. Nga tabori i saj parti thonë se formimi i qeverisë së re nga LSDM nuk paraqet zgjidhje të problemit, por përkundrazi. Prandaj VMRO kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentare.
Në paraqitjen e tij të parë publike pas dështimit për të formuar Qeverinë, Nikolla Gruevski porositi se i tërë procesi mund të zvarritet më shumë se gjysmë viti, derisa në fund të merret vendimi për zgjedhje të reja.
“Mund të ndodh, dy muaj, tre, gjashtë muaj e më shumë të mos formohet qeveria. Dhe në fund të gjithë të themi se duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, por i kemi humbur ato gjashtë muaj” tha Gruevski, i cili pranoi se me Ahmetin kanë zhvilluar bisedime thelbësore për gjuhën shqipe, por arsyetohet se atij i ka penguar që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë territorin.
“Diskutuam për atë që gjuha shqipe të përdoret në komunat ku jetojnë 20 për qind shqiptarë. Por, jo vetëm shqiptarë, por edhe atje ku jetojnë të paktën 20 për qind e bashkësive të tjera, turq, rom, serbë, boshnjak, vlleh e të tjerë. Të gjitha bashkësitë e tjera që në disa komuna kanë më shumë se 20 për qind, edhe ato të fitojnë diçka, nëse tashmë duhet diçka të përmirësohet ose nëse duhet të pranohet ide e re për përdorim të mëtutjeshëm të gjuhëve tjera në Maqedoni përveç maqedonishtes”, deklaroi Gruevski.
Ai përdori tone të ashpra ndaj një pjese të kryesisë së BDI-së- kryetarë të caktuar komunash, por pa i emëruar. Ata i porositi se duhet të frikësohen për zgjedhjet e ardhshme lokale, citon Alsatm.
“Disa kryetarë komunash frikësohen sesi do kalojnë në zgjedhjet lokale. Një pjesë e tyre madje duhet të frikësohen, marrë parasysh atë që kanë bërë”, ka shtuar Gruevski.
Ai konfirmoi se është takuar me Ahmetin, pasi paraprakisht përmes deklaratave me shkrim iu kërcënua se në të ardhmen mund të dëbohet nga partia, nëse tani nuk e respekton parimin “fituesi me fituesin”. Megjithatë, ai nuk tregoi se çka i ka thënë Ali Ahmetit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












