Maqedonia
Grubi reagon pas vrasjes së 14-vjeçares: Tendenca për dimension etnik, krim i dyfishtë
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i ka shprehur ngushëllime familjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, e cila u gjet e vrarë një javë pasi ishte raportuar si e zhdukur.
”I tmerruar nga rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimës. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria kanë punuar intenzivisht për ta zbardhur rastin që tronditi gjithë shoqërinë, duke sjellë para drejtësisë autorët e dyshuar të këtij krimi makabër”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se tendenca që t’i japin dimension etnik, përbën krim të dyfishtë.
“Individë të caktuar në rrjete sociale po përpiqen t’i japin dimension etnik këtij krimi dhe kjo tendencë paraqet krim të dyfishtë. Familja dhe e gjithë shoqëria janë në dhimbje dhe mosbesim, ndaj dhimbjen me të gjithë, ndërsa bashkërisht duhet t’i shporrim nga mesi ynë vrasësit, komplotistët dhe nxitësit”, ka thënë ai.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










