Maqedonia
Grubi – Hulmann: Rruga e BE-së për Maqedoninë e Veriut hapet me propozimin francez
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, është takuar sot me ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann, transmeton albinfo.ch.
Përmbajtja e propozimit franceze, protestat kundër këtij propozimi dhe sfidat e rrugës së integrimit të vendit, ishin disa nga temat që u diskutuan gjatë takimit.
Ambasadorja Hulmann u informua nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, z. Grubi, për procesin transparent rreth propozimit francez dhe bashkë konstatuan nevojën e kompaktësisë vepruese dhe angazhimit të gjithanshëm të gjithë aktorëve politikë, botës akademike, sektorit civil dhe të gjithë qytetarëve për tejkalimin e sfidave, pasiqë është koha të triumfojë racionaliteti ndaj protagonizmit subjektiv.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhbllokohet rruga e integrimit përmes shqyrtimit konstruktiv dhe të gjërë të propozimit francez, të cilit i qëndrojnë në mbështetje 27 vendet e BE-së, i cili nuk cenon veçoritë identitare, kulturore, gjuhësore, historike të bashkëkombasve tanë”, ka thënë Hulmann.
Grubi dhe ambasadorja Hulmann në fokus të bisedës kishin edhe reaksionet që shkaktoi publikimi i përmbajtjes së propozimit, me ç’rast Grubi dënoi dhunën e përdorur në protestat e organizuara, të cilat u cilësuan si të panevojshme, antieuropiane dhe të dëmshme për destabilizimin e vendit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











