Shqipëria
Gruaja vret burrin në tregun e Milotit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, ku gruaja ka vrarë me armë zjarri burrin. “Krimi ka ndodhur rreth orës 07:10, ku shtetasja Violeta Donaj, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta e ka vrarë me armë zjarri, tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin Kujtim Donaj, 42 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet, por ndërhyrja në kohë e forcave policore ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, me të cilën është kryer krimi”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se çifti ishin tregtarë në tregun e Milotit, vend ku ndodhi ngjarja, dhe para ngjarjes së rëndë ata kishin debatuar me njëri- tjetrin. “Janë dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me furgon, gruaja ka ardhur me makinë”, ka thënë një prej dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











