Shkurt.ch
Gruaja nga Kosova vjedh postën
Ajo ua ka vënë syrin letrave që ka dyshuar se mund të kenë para brenda tyre, i ka hapur ato dhe i ka marrë paratë për vete
Një grua nga Kosova 46 vjeçare me prejadhje serbe që ka punuar si nëpunëse e postës në qendrën për shpërndarjen e letrave në Härkingen të Kantonit Solothurn ka përvetësuar 40 mijë franga në një mënyrë shumë të veçantë.
Ajo ua ka vënë syrin letrave që ka dyshuar se mund të kenë para brenda tyre, i ka hapur ato dhe i ka marrë paratë për vete.
Gjykata zyrtare në Thal-Gäu e ka dënuar serben me 12 muaj burg me kusht.
Në procesin gjyqësor ajo ka deklaruar se “nuk e di as vetë pëse e ka bërë këtë gjë. Ndoshta fajet për këtë i kanë problemet e rënda psikike që kam pasur gjatë kohës së kryerjes së deliktit” ka thënë ajo, duke kërkuar falje për aktet e shumta të vjedhjes.
Për shkakun se një pjesë të të hollave e kishte dërguar në një konto bankare në Kosovë, ajo akuzohet edhe për larje parash. Për këtë arsye prokurori kërkonte dënim me burg 18 muaj me kusht.
“Duke qenë se punëdhënësit kanë shprehur një besim ndaj punëtores së tyre, ajo ka shkelur keq këtë mirësbesim” ka thënë prokurorja e lëndër. Prandaj, energjia kriminale që ka treguar ajo, nuk bën të neglizhohet”.
Përveç dënimit, e akuzuara e ka humbur me këtë rast edhe vendin e saj të punës. Po kështu ajo është detyruar t’ua kthejë të dëmtuarve 40 mijë frangat e vjedhura.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












