Lajme
Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, njoftoi se është shëruar nga sëmundja Covid-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi.

“Jam duke u ndier shumë më mirë”, shkroi Sophie Gregoire Trudeau në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo tha se e ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publik të Otavës. Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar më 12 mars se ajo është diagnostikuar me koronavirus, pasi kishte filluar të mos ndihej mirë pas kthimit nga një udhëtim në Londër.
Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qenë duke qëndruar në izolim prej asaj kohe. Për fat të mirë, ai dhe tre fëmijët e çiftit nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë të sëmundjes, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, Kanadaja deri më tani i ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh