Lajme
Gruaja e gjen të pajetë në shtëpi, vritet 48-vjeçari shqiptar në Itali
E rëndë në Itali, shqiptari gjendet i masakruar për vdekje në banesën e tij.
Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Itali. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Roça Priora, në Via Sassone, përcjell albinfo.ch.
Alarmi është dhënë nga gruaja e viktimës rreth orës 11.00 të paraditë së djeshme. Viktima, babai i tre fëmijëve, ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.
Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë. 48-vjeçari Petrit Caka kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm, ndërsa gruaja kishte shkuar të punonte si punëtore shtëpiake. Ishte ajo që e gjeti të pajetë të shoqin në banesë, ndërsa dha alarmin në polici. Mes pistave që po heton policia është se shqiptari mund të jetë vrarë për ndonjë borxh.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













