Futboll
Grezda shpreson t’i shënojë bashkëlojtarit të tij në Shkodër
Eros Grezda do të jetë përballë bashkëlojtarit të tij në ndeshjen Shqipëri-Skoci më 17 nëntor në Shkodër
Anësori Eros Grezda po ka gjithnjë e më shumë minuta te Rangers. Ai së fundi ishte edhe në konferencë për media për ndeshjen e radhës, së bashku me trajnerin e tij, Steven Gerrard.
Skuadra e tij në fundjavë do të ndeshet me Motherwell dhe me tri pikë do t’i afrohej edhe më shumë kreut, përcjell albinfo.ch.
“Është një mundësi e mirë për mua pasi edhe shokët kanë qenë të pafat me dëmtimet. Është një ndeshje e madhe e rëndësishme për mua dhe skuadrën. Kam pritur për mundësitë e mia dhe tani do t’i shfrytëzoj”, është shprehur Grezda.
Shqipëria e pret Skocinë më 17 nëntor në Ligën e Kombeve në ndeshjen vendimtare për kuqezinjtë.
“Për të qenë i ndershëm, para se të vija te Rangers nuk dija shumë për kampionatin skocez dhe kombëtaren, por tashmë e kam një vizion për këtë Ligë. Do të luajmë një ndeshje të madhe me Skocinë më 17 nëntor në Shqipëri. Do të kërkojmë patjetër fitoren, për të qëndruar në grupin C në Ligën e Kombeve. Por kemi një ndeshje tjetër dielën këtu në kampionat, kështu që le ta kemi vëmendjen te kjo ndeshje”, theksoi tutje mesfushori nga Gjakova.
Madje, përballë tij do ta ketë portierin e Rangers më 17 nëntor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“I kam thënë që do i shënojë, shpresoj që të ndodhë kështu”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














