Futboll
Grezda flet pas debutimit si titullar
Eros Grezda për herë të parë e ka nisur një ndeshje nga fillimi për Rangers
Futbollisti shqiptar, Eros Grezda, po e dëshmon veten gjithnjë e më shumë në Rangers.
Tashmë Grezda po ka më shumë minuta, derisa në ndeshjen ndaj St. Mirren ishte nga minuta e parë, për herë të parë në këtë sezon, shkruan albinfo.ch.
Rangers në fund fituan 2:0, duke vazhduar ngritjen në tabelë. Grezda foli pas ndeshjes.
“E shijova që luajta me ekipin. Ishte pak e vështirë për shkak të shiut dhe erës së fortë, por në fund ishte shumë e rëndësishme që morëm tre pikët. Kundërshtarët u mbrojtën mirë, por pas goli të parë loja u bë më e lehtë. Ishte një pjesë e parë e vështirë, edhe e dyta gjithashtu. Duhet të gjenim shumë hapësira dhe arritëm ta bënim”, është shprehur Grezda.
Ai bën dallimin mes Kroacisë dhe Skocisë. “Midis futbollit në Kroaci dhe këtij në Skoci ka disa ndryshime. Në Kroaci luhej më shumë teknikisht, ndërsa këtu ka më shumë agresivitet dhe shpejtësi. Skocia është më mirë për mua”, u shpreh Grezda.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










