Lajme
Greqia vaksinon punonjësit e hotelerisë, gati për sezonë
Greqia është një nga ato shtete që pjesën më të madhe të të ardhurave e siguron nga turizmi.
Në ishujt e saj, çdo vit vijnë miliona turistë nga e gjithë bota. Vitin që lamë pas Greqia kaloi një sezon turistik jo shumë të zakontë, ndikuar kjo dhe nga prezenca e COVID-19.
Por, kriza e përjetuar vjet pritet të rikuperohet në këtë sezon të ri. Shumica e vendeve të Evropës kanë nisur vaksinimin masiv të popullatës dhe me një certifikatë vaksinimi mund të vizitosh bukuritë përrallore të Greqisë.
BBC i ka kushtuar një kronikë Greqisë këtë prag sezoni, ku tregon dhe ofertën që shteti helen u ka ofruar turistëve.
Në ishuj, autoritetet shëndetësore po angazhohen që të vaksinojnë banorët dhe punonjësit e hotelerive, për të treguar kështu, që vendet janë tepër të sigurta nga virusi.
Ndërsa ky hap është parë me sy shumë të mirë nga turistët, të cilët në masë janë parë në Greqi këtë fillimi vere.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











