Shqipëria
Greqia nis kërkimet për naftë në detin Jon, pranë Shqipërisë
Në parlamentin e Greqisë, Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë ka paraqitur projektligje për ratifikimin e katër kontratave për dhënien me koncension të së drejtës së eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare të detit Jon dhe të Kretës.
Ratifikimi i kontratave – negociatat për të cilat zgjatën gati katër vjet – është një votë besimi nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës, që do të investojnë një shumë prej 140 milionë eurosh në kërkime.
Konkretisht, për zonat e detit Jon jepen për ratifikim kontratat e nënshkruara në prillin e këtij viti midis shtetit grek dhe Konsorciumit Repsol-Hellenic Petroleum, shkruan TopChanel.
Ndërsa për dy zonat detare pranë Kretës janë dhënë për ratifikim dy kontratat e nënshkruara në qershorin e kaluar midis shtetit grek dhe konsorciumit Total, ExxonMobil dhe Hellenic Petroleum.
Kanë disa muaj që “ExxonMobil ” dhe “Total” , të cilat janë dy prej kompanive më të mëdha botërore të naftës, po eksplorojnë në disa prej zonave ekonomike ekskluzive të Qipros, ku kanë zbuluar një rezervë gjigante gazi.
Kjo dhënie me koncesion vlerësohet nga Athina zyrtare se do të rrisë rolin e Greqisë në rajon dhe në botë, për sa i përket kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve.
Studimet e viteve të fundit vleresojnë gjithashtu se vlera e rezervave të naftës dhe gazit natyror që pritet të shfrytëzohen gjate dy dekadave në zonat në fjalë, me çmimet aktuale shkojne deri në 3.5 trilionë dollarë, prej të cilave një të gjashtën, d.m.th. rreth 600 mld dollarë do t’i përfitojë shteti grek.
Përfitimi tjetër është fakti i krijimit të qindra-mijëra vendeve të punës dhe përforcimi i ekonomisë lokale, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














