CH-Ballkani
Greqia, e treta me pagat më të ulëta në BE
Hendeku i pagave të Greqisë me pjesën tjetër të Evropës po zgjerohet, pasi paga mesatare vjetore me kohë të plotë në BE u rrit me 6.5%, në 37,900 €, nga 35,600 € në 2022
Megjithëse Greqia prej vitit 2020 ka rritur disa herë pagat e punonjësve me kohët të plotë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023 në secilin prej 27 vendeve të BE, grekët renditen të tretët nga fundi.
Mediat vendase që publikojnë tabelën e shifrave, duke e quajtur pagën vjetore të grekëve si «paga e varfërisë», theksojnë se sipas të dhënave të Eurostat, rroga mesatare vjetore në Greqi shkon në 17 mijë euro në vit, duke kaluar hungarezët me 16900 dhe më të varfrit e Evropës, bullgarët, me 13500 euro në vit, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Hendeku i pagave të Greqisë me pjesën tjetër të Evropës po zgjerohet, pasi paga mesatare vjetore me kohë të plotë në BE u rrit me 6.5%, në 37,900 €, nga 35,600 € në 2022. Ndërsa në Greqi kjo rritje shkoi vetëm në 3.6% dhe grekët janë europianët, të cilët kanë ende paga më të ulëta se viti 2014, kur kriza ekonomike kishte gjunjëzuar vendin.
Të njëjta shifra publikon edhe raporti i OECD-së (Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik) për mirëqenien globale të këtij viti, sipas të cilit Greqia ka pagën e tretë më të ulët midis 35 vendeve anëtare të saj në botë, pas Meksikës dhe Kolumbisë.
Nëse ky nivel pagash kombinohet me shtrenjtësinë e shportës ushqimore, energjisë elektrike apo qirave dhe shpenzimeve të përditshme, kjo shpjegon edhe gjendjen e dëshpëruar në të cilën ndodhen grekët.
Mbi 65% e qytetarëve përjetojnë vështirësi financiare, një përqindje më e lartë se në vitin 2010. Mes kritikave të opozitës dhe pakënaqësisë sociale, qeveria Mitsotakis ka premtuar që deri në vitin 2027 paga mesatare vjetore në vend të shkojë në 1500 euro, ndërsa ajo më e ulëta në 950 euro.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











