Lajme
Greqi: Kapet shqiptari që u arratis nga burgu dhe kreu 9 grabitje
Shqiptari, 31-vjeçar, i cilësuar si i rrezikshëm në Greqi, që kohë më parë u arratis nga burgu dhe kreu 9 grabitje me armë, tani më është kapur nga forcat policore greke
Informacionet e fundit nga Greqia tregojnë se është kapur një shqiptar i rrezikshëm nga forcat policore greke. Sipas mediave greke, thuhet se shqiptari, 31-vjeçar, ishte arratisur nga burgu, ku vuante dënimin me 15 vjet burgim për grabitje me armë, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më 3 dhjetor 2019. Mësohet se ai kishte marrë leje dhe nuk ishte kthyer më, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, tregohet se pasi kishte ikur nga burgu, prej fillimit të këtij viti, dyshohet se ka kryer në mënyrë sistematike grabitje me armë në hotele të ndryshme në Athinë. Ai paraqitej si klient fillimisht dhe pastaj me një pistoletë kryente grabitje. Deri tani janë vërtetuar 9 raste grabitjesh. Gjatë kontrollit iu sekuestrua një pistoletë nga policia greke.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











