Lajme
Grenell u tërhoq nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani
Sipas infomacioneve të fundit, thuhet se pas dy vjetësh në detyrë Richard Grenell u tërhoq nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani. Për një hap të tillë kishte kohë që spekulohej, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se postin e ambsadorit të SHBA-së në Gjermani përkohësisht e ka marrë tani zëvendësambasadorja Robin Quinville, njoftoi një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Berlin. Tërheqjen e tij nga misioni diplomatik Grenell e deklaroi zyrtarisht më 01.06. 2020, gjatë një vizite te presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Javën e kaluar diplomati 53-vjeçar u tërhoq nga detyra si drejtor ekzekutiv për koordinimin e shërbimeve sekrete të SHBA-së, pasi senati konfirmoi në këtë post John Ratcliffe, shkruan DW.
Është e paqartë se me çfarë do të merret tani Grenell. Sikurse bëhet fjalë, ai me gjasë mund të angazhohet për fushatën elektorale të presidentit Trump. Grenell konsiderohet si jashtëzakonisht besnik i presidentit Trump dhe krenohet vazhdimisht për lidhjen e mirë që ka me Shtëpinë e Bardhë.
Aspak miq në Berlinin politik
Si ambasador në Berlin, Grenell e konsideronte detyrën e tij që të përfaqësojë në mënyrë ofensive politikën e Trumpit në Europë – duke e bërë këtë madje më shumë në mënyrë jokonvencionale dhe jodiplomatike. Me mënyrën e tij aspak diplomatike, diplomati nga Michigani nuk bëri aspak miq në Berlinin politik.
Po ashtum kontakti i tij më i mirë në radhët e qeverisë gjermane ka qenë me ministrin e Shëndetësisë, kristian-demokratin Jens Spahn. Në Ministrinë e Jashtme si dhe në zyrën e kancelares nuk pritej mirë mënyra si ai e drejtonte postin e ambasadorit të SHBA-së. Madje nga radhët e opozitës ka pasur herë herë kërkesa për ta shpallur atë si “person të padëshiruar” në Gjermani.
Duhet theksuar se ambasadori amerikan, Grenell, kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut Nord Stream 2.
Grenell është i ngarkuar nga administrata e presidentit Trump edhe si ndërmjetësues në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












