Lajme
Grenell: Takimi për hekurudhat shkoi mirë, biseduam edhe për çështje të tjera
I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se bisedimet për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit kanë shkuar mirë dhe i falënderoi ekspertët e të dyja palëve që morën pjesë në takim.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan të hënën në Berlin, nën ndërmjetësimin e Grenellit.
“Kemi bërë përparim të mirë këtë mëngjes, duke lëshuar një Letër Synimi për bashkëpunimin hekurudhor. Diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë kemi biseduar edhe për çështje të tjera. Do të punojmë për të përfunduar Letrën e Synimit për hekurudhat, përmes postës elektronike, gjatë javës së ardhshme ose më vonë. Dua t’i falënderoj përsëri ekspertët nga Serbia dhe Kosova që kanë udhëtuar sot në Berlin për këto bisedime”, tha Grenell në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Grenell, i cili është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nuk dha më shumë detaje se për cilat tema të tjera u diskutua, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











