Lajme
Grenell: Pas ekonomisë Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi
Emisari amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar, shkruan Express, përcjell Albinfo.ch
Një deklaratë të tillë Grenell e ka dhënë gjatë një debati që ka pasur më një organizatë të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Kosovo Online.
“Fillimisht do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike”, citohet të ketë thënë emisari amerikan.
Kjo deklaratë e Grenell vjen pas zhvillimeve të 4 shtatorit në Washington ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizim të raporteve ekonomike.
Më herët Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










