Lajme
Grenell me 14 zyrtarë amerikanë vjen të hënën në Kosovë
Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër do të vijë në Kosovë bashkë me 13 zyrtarë tjerë amerikanë. Burime të Express kanë treguar se vizita e tij realizohet për verifikuar se deri ku ka shkuar zbatimi i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi, përcjell Albinfo.ch
Njeriu kryesor që po ndërmjetëson në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nesër do të mbërrijë në Kosovë për një vizitë për të parë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell do të vijë në Kosovë edhe me 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike për faktin se hap rrugë të dy vendeve drejt një normalizimi të raporteve ekonomike si dhe hapet rruga për investime në gjithë rajonin përfshirë në autostrada, hekurudha dhe gaz.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










