Lajme
Grekët zbrazin kontot
Nga frika grekët kanë tërhequr vetëm të premten 1.7 deri 2 miliardë euro nga llogaritë e tyre
Në Greqi frika është përhapur. Që nga e hëna janë tërhequr 5 miliardë € nga bankat greke, raportoi gazeta konservatore e Athinës “Katimerini”. Grekët transferojë fondet e ngritura jashtë vendit ose i marrin kesh.
Të hënën, Bashkimi Evropian mban një samit urgjent për Greqinë.
Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë; në të kundërtën, nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 1.6 miliardë eurosh.
Kreditorët e saj – Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane – nuk janë të gatshëm të zhbllokojnë fondet e ndihmës derisa Greqia të mos bie dakord për reformat.
Ata duan që Greqia të zbatojë disa ndryshime ekonomike te pensionet, TVSH-ja dhe suficiti buxhetor, para se të lirojnë fondet prej 7.2 miliardë eurosh, të cilat janë shtyrë qysh në muajin shkurt.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










