Lajme
Grekët të interesuar për tregun kosovar
Përfaqësuesi i delegacionit grek ka kërkuar që Kosova të krijojë kushte si dhe të promovojë bashkëpunimin me bizneset greke

Biznesmenë nga Greqia planifikojnë të futen në Kosovë për të bërë tregti e për të investuar në sektorin farmaceutik, të ndërtimtarisë, të drurit dhe të tekstilit.
Rruga për të bashkëpunuar bizneset e të dyja vendeve mes vete, sipas Jean Ninit, kryesues i delegacionit grek, është hapur pas takimit mes kryeministrit Thaçi dhe zyrtarëve të lartë të shtetit grek.
Përfaqësuesi i delegacionit grek, në takimin me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës ka kërkuar që Kosova të krijojë kushte si dhe të promovojë bashkëpunimin me bizneset greke.
Vendi i cili nuk figuron fare në statistikat e investimeve të huaja në Kosovë, sipas kreut të Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, mund të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik në të ardhmen, raporton Koha Ditore.
“Bizneset greke nuk janë të interesuara vetëm të shesin mallin e tyre në Kosovë e të bëjnë tregti, por kanë interes edhe të investojnë këtu”, ka thënë Gërxhaliu.
Bashkëpunimi me Greqinë, sipas tij, ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe avancimi i këtij bashkëpunimi me grekët është në interes të vendit.
Kompanitë greke, sipas tij, kanë një përvojë të madhe në sektorin e prodhimit dhe kjo mund t’i ndihmojë bizneseve kosovare.
Kapitali grek, në anën tjetër, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, nuk figuron të jetë investuar në Kosovë në përqindje të madhe.
Vendet prej të cilave ka më së shumti investime direkte, sipas raporteve të BQK-së ende mbeten Gjermania, Zvicra, Austria, Sllovenia, Shqipëria, Franca, SHBA-ja, Holanda e Turqia.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€