Lajme
Grekët investojnë paratë në orët zvicerane
Industria e orëve zvicerane po përfiton nga kriza e Greqisë, ndryshe nga industri të tjera zvicerane të eksportit.
Shitjet e orëve zvicerane janë rritur pavarësisht krizës ekonomike në Greqi. Nga janari në maj 2015 zviceranët raportojnë për një rikthim të industrisë. Kështu thotë presidenti i shoqatës, Jean-Daniel Pasche. Bëhet fjalë për një rritje të eksportit prej 26 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Efekti është vërejtur tashmë në vitin 2014. Në atë kohë, eksportet në Greqi kanë arritur një vlerë prej 91.1 milionë frangash zvicerane, 13.4 për qind më shumë se viti paraprak.
Sektorë të tjerë kanë regjistruar rënie të forta të shitjes në Greqi. Në përgjithësi kanë shënuar rënie eksportet nga janari në maj 2015, sipas shifrave nga Administrata Federale doganore për 11 për qind. Pas eksporteve të 1.7 miliardë frangash zvicerane në vitin 2008, eksportet arritën më 2014 një vlerë prej 894 milionë frangash zvicerane.
Në anën tjetër, produktet e importuara nga Greqia në Zvicër vijnë vaj ulliri, djathi feta, verë dhe mallra të tjera me vlerë 154 milionë franga zvicerane.
Derisa rreth tri të katërtat e eksporteve zvicerane në Greqi janë produkte kimike dhe farmaceutike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











