Kosova
Gratë paguhen më shumë se burrat në Kosovë
Pagat neto të shumicës së punonjësve në Kosovë, në tremujorin e dytë të këtij viti, ishin nga 400 deri në 500 euro në muaj dhe janë vërejtur dallime gjinore me 5.2 për qind më e lartë te femrat se sa te meshkujt
Edhe pse gratë me vështirësi arrijnë të sigurojnë një vend pune në tregun e Kosovës, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, sipas të dhënave zyrtare, së fundmi thuhet se gratë paguhen më shumë për punën që bëjnë, krahasuar me meshkujt.
Në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se “pagat neto të shumicës së punonjësve në Kosovë, në tremujorin e dytë të këtij viti, ishin nga 400 deri në 500 euro në muaj dhe janë vërejtur dallime gjinore me 5.2 për qind më e lartë te femrat se sa te meshkujt”.
Po sipas këtij raporti, vetëm 12 për qind e femrave punojnë. Ato që gëzojnë një vend pune, punojnë kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë, shëndetësisë si dhe në administratën publike, shkruan “REL”.
Në mesin e grave që punojnë është edhe Behija, e cila qe shtatë vjet punon në administratën publike. Ajo thotë se paguhet me rreth 400 euro, por në sektorin ku punon, sipas saj, ka raste që burrat paguhen më shumë, pavarësisht arsimimit, përcjell albinfo.ch.
Por, Florije Gashi është me profesion juriste dhe është e papunësuar. Ajo tregon se ka aplikuar në shumë konkurse të shpallura nga institucionet publike, por që nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.
Në anën tjetër, përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e grave, nuk konsiderojnë se gratë paguhen më shumë në Kosovë se sa burrat.
Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në tregun e Kosovës, konkretisht në sektorin privat, ka numër të madh të të punësuarve në mënyrë joligjore, e që në të shumtën e rasteve janë të gjinisë mashkullore.
Ajo, madje, thotë se edhe shkalla e lartë e papunësisë te femrat nuk mundëson që gratë të kenë nivel më të lartë të pagave se sa burrat.
Kurse, hulumtues në Institutin “Riinvest” nuk japin ndonjë vlerësim lidhur me raportin e ASK-së, por duke marrë parasysh situatën në tregun e punësimit dhe shkallën e lartë të papunësisë te femrat, dyshojnë se gratë mund të paguhen më shumë.
Dita Dobranja, hulumtuese e avancuar në këtë Institut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gratë që janë të inkuadruara në tregun e punës dhe kanë nivel të shkollimit terciar, paguhen më shumë në krahasim me gratë tjera, por jo me burrat që kanë të njëjtin nivel të shkollimit.
Instituti “Rinvest” vitin e kaluar ka publikuar një raport “Gratë në tregun e punës”, ku thuhet se “nga përqindja e përgjithshme e grave të punësuara, 54 për qind prej tyre janë të punësuara në sektorin privat dhe 41 për qind në sektorin publik”.
Në këtë raport thuhet, se gratë e punësuara në sektorin publik, në 78 për qind të rasteve besojnë se ato paguhen njëjtë si burrat për punën e njëjtë dhe 8 për qind nuk besojnë se paguhen njëjtë.
Por, në sektorin privat vetëm 51 për qind e grave besojnë se ato paguhen njëjtë si burrat në pozitën e njëjtë, kurse 19 për qind janë të sigurta që burrat paguhen më shumë për punën e njëjtë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











