Lajme
Gratë nuk raportojnë për dhunën në familje
Në botë 60 mijë gra raportojnë dhunë në familje, 30 mijë prej tyre raportojnë dhunë serioze dhe 7 mijë për dhunë ekstreme
Gratë nëpër shumë vende të botës, por edhe në Kosovë mund të jenë objekt dhunë nga burrat, por nuk e raportojnë atë. Mosdeklarimi mbetëm një problem themelor për komunitetin e garave, policinë dhe institucionet e drejtësisë, për të pasur një shifër të saktë se sa gra keqtrajtohen brenda një viti.
Sipas statistikave, rreth 60 mijë gra keqtrajtohen nga burrat në vit, ndërsa sfida më e madhe për institucionet e vendit mbetet përkrahja, trajtimi dhe riintegrimi i viktimave të dhunës në familje.
Këto shqetësime u lansuan gjatë një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë me titull “Me çfarë çmimi?” që u mbajt në Prishtinë. Qëllimi i këtij studimi është që të ofrohen informata më të sakta për shpenzimet e ndërlidhura më dhunën në familje.
Emma Kay është zëvendësshefe e Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Ajo tha se jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera, përfshirë edhe Holandën, është problem i madh për marrjen e saktë të të dhënave për dhunën në familje. Ajo tha se shumica e viktimave janë gratë dhe vajzat e reja.
“Statistikat tregojnë se 1 grua mund të jetë rrahur të paktën 1 herë në jetë, apo edhe mund të jetë shtyrë të bëjë marrëdhënie seksuale me dhunë. Në botë 60 mijë gra raportojnë dhunë në familje, 30 mijë prej tyre raportojnë dhunë serioze dhe 7 mijë për dhunë ekstreme”, tha ajo.
Igballe Rogova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë, e konsideron si çështje shqetësuese dhunën në familje, ndërsa mori si shembull rastin e Diana Kastratit, një grua e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti, ndërsa familja ka më shumë se një vit, që nuk po e gjen drejtësinë.
“Po e përfundojë këtë fjalim me fjalët e nënës së Diana Kastratit…”shpresoj që rasti i Dianës të jetë i fundit dhe t’i stopojë rastet e tjera në Kosovë”, tha ajo.
Ndërsa Daut Xhemajli, zëvendësministër i Drejtësisë dhe koordinator nacional për implementimin e Programit të Kosovës kundër dhunës në familje 2011 – 2014, se mjetet buxhetore të ndara për këtë kategori janë të pamjaftueshme për trajtimin e kësaj kategorie. “Trajtimi i mirë i kësaj kategorie më së shumti varet nga mjetet buxhetore në dispozicion” ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













