Kosova
Gratë nga Kosova, Kroacia dhe Bosnja protestojnë kundër krimeve serbe në New York
Me moton “Rally fot her justice”, para konsullatës së Serbisë në New York sot do të protestojnë komuniteti shqiptar bashkë me komunitetin korat dhe atë boshnjak.
Gratë nga Kosova, Kroacia e Bosnjë dhe Hercegovina nëpërmjet kësaj proteste kërkojnë drejtësi për dhunën seksuale që ushtruan kriminelët serbë.
Kjo iniciativë është nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi.
Protestën që do të mbahet në orën 12:00 (me orën lokale të SHBA-së), është duke e përkrahur edhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me ç ‘rast ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi.
“Sipas të gjitha normave juridike me karakter ndërkombëtar që përkufizojnë krimin e gjenocidit (Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statuti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare të Kuvendit të shteteve përbërëse të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare) dhuna seksuale e ushtruar nga forcat e armatosura serbe kundër grave në Kosovë, Kroaci dhe në Bosnjë përbën njërën nga format e gjenocidit që ka pasur për qëllim të cenojnë rëndë integritetit fizik dhe mendor të femrave të një grupi kombëtar, etnik dhe fetar si të tilla, të ndryshëm nga serbët. Më 28 tetor 2021, në New York të SHBA-së, gratë nga Kosova, nga Kroacia dhe nga Bosnja do të mbajnë një tubim për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për faktin e hidhur se drejtësia nuk ka arritur ta thotë fjalën e vet dhe të sjellë kriminelët përpara përgjegjësisë penale për gjenocidin që zbatuan nëpërmjet dhunës seksuale”, thuhet në njoftimin e tyre. “Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ mbështet këtë protestë dhe fton të gjithë bashkatdhetarët t’i bashkëngjiten zërit të grave për drejtësi”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














