E-Diaspora
Gratë e suksesshme nga Kosova në listën e Forbes “30 nën 30 vjeç”
Ndryshe, në listën e Forbes për këtë vit, kishte edhe emra të tjerë të shqiptarëve të suksesshëm në fusha të ndryshme, siç janë këngëtaret me përmasa botërore Rita Ora dhe Dua Lipa

Dafina Olluri dhe Blerta Thaçi janë udhëheqëse të një grupi prej 12 të rinjsh, të cilët përbëjnë organizatën joqeveritare “Open Data Kosovo”.
E themeluar në vitin 2014 nga një studiues kanadez, organizata synon që përmes projekteve të ndryshme, duke shfrytëzuar teknologjinë, të rrisë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve në Kosovë, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Një nga projektet e fundit është “Techsperience” i cili përfshin dy institucione, Odën Ekonomike të Kosovës si dhe Agjencinë e Punësimit. Dafina Olluri, thotë se krahas këtyre institucioneve, përfitues do të jenë 100 të rinj që do të trajnohen gjatë këtij projekti, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi puna e kësaj organizate u njoh edhe nga revista “Forbes” e cila në listën e saj “30 nën 30 vjeç” për vitin 2018, renditi edhe emrat e udhëheqëseve të organizatës “Open Data Kosovo”. Në këtë listë kanë hyrë 30 të rinj në moshën 30 vjeçare nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët kanë shënuar suksese në fusha të ndryshme.
Blerta Thaçi, thotë se përpjekjet e tyre janë përqendruar në kategorinë “Ligj dhe politikë”.
Mosha mesatare e grupit, por edhe pjesëmarrësve në trajnimet e organizatës është nën 30 vjet, ndërsa ajo çka bie në sy, thotë Dafina Olluri, është edhe interesimi i madh i gjinisë femërore në fushën e teknologjisë.
Blerta Thaçi thotë se “Open Data Kosovo” do të vazhdojë punën me projekte të tjera ndërsa është një derë e hapur për të rinjtë e interesuar në këtë fushë.
Ndryshe, në listën e Forbes për këtë vit, kishte edhe emra të tjerë të shqiptarëve të suksesshëm në fusha të ndryshme, siç janë këngëtaret me përmasa botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz