CH-Ballkani
7 milionë franga nga Zvicra për shëndetësinë në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruajë sot Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
7 milionë franga zvicerane është vlera e donacionit nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që do të ndahet në periudhën dhjetor 2015- nëntor 2019 për projektin Kujdesi shëndetësor i përballueshëm dhe cilësor për Kosovën.
Për këtë Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruajë sot Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Kjo marrëveshje mbështet projektin i cili mundëson që ofruesit e kujdesit primar shëndetësor të jenë të trajnuar dhe të pajisur të kryejnë shërbime cilësore në fushat klinike prioritare, përmes mbështetjes së programeve në faza të ndryshme përmes grantit në vlerë prej 7 milionë frangave, njofton Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













