E-Diaspora
Grante për organizatat e shoqërisë civile në diasporë
Aplikimi për Grante të Diasporës është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 1 shkurt 2017.
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile përmes projektit ‘Promovimi i Shoqërisë Demokratike’ (DSP), mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), në kuadër të komponentës së dytë të projektit, ka të hapur mundësinë e aplikimit për grante të Diasporës.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj komponente është përkrahja përmes granteve e organizatave të shoqërisë civile në diasporë. Fushat të cilat përkrahen nga kjo skemë mbulojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Bartëse të projekteve duhet të jenë organizatat nga Diaspora ndërsa organizatat nga Kosova mund të jenë partner për zbatim të projekteve.
Në lidhje me këtë ju njoftojmë që aplikimi për Grante të Diasporës është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 1 shkurt 2017.
Informata më të hollësishme rreth thirrjes për aplikim dhe dokumenteve të nevojshme mund të gjenden në linkun: http://kcsfoundation.org/dsp/?page=1,15.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Shkurt 2017
- Ora14:00
- Data e përfundimit1 Shkurt 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










