Futboll
Granit Xhaka po vazhdon punën për diplomim si trajner
Gazeta Blick shkruan se futbollisti nga Zvicra thjesht nuk ngopet kurrë! Granit Xhaka (31) ka luajtur 58 ndeshje këtë edicion për Bayer Leverkusenin dhe ekipin nacional të Zvicrës. Pushim në ndeshjen në dukje të parëndësishme ndaj Estonisë? Kjo nuk ishte çështje për kapitenin, përcjell albinfo.ch.
Në fitoren 4:0 në Luzern, Xhaka luajti 74 minuta para se trajneri Murat Yakin ta zëvendësonte. Vetëm Xherdan Shaqiri luajti më gjatë, pa llogaritur këtu tre mbrojtësit dhe portierin.
“Mund të marrim shumë gjëra nga kjo ndeshje. Ishim shumë të durueshëm dhe jemi munduar të luajmë thjesht”, ka thënë Xhaka.
Nuk ka shenja të lodhjes te rekordmeni i Zvicrës sa u takon paraqitjeve. Ylli i Leverkusenit madje sakrifikoi disa ditë të pushimit para Kampionatit Evropian. Në vend se të rikuperohet pas dy trofeve në Gjermani, lojtari nga Baseli shfrytëzoi pak ditët e lira para se t’i bashkohej ekipit nacional për një udhëtim të shkurtër në Angli.
Jo për të festuar, por për të vazhduar punën për diplomën e trajnerit.
“Të shtunën ne festuam me tifozët titullin e Leverkusenit. Të hënën udhëtova për në Birmingham në 6 të mëngjesit”, ka treguar Xhaka.
Ish-lojtari shumëvjeçar i Arsenalit ka kompletuar licencën A të UEFA-s atje. Si pjesë e përgatitjes për trajner, Xhaka e kaloi edicionin e kaluar duke punuar në ekipin e divizionit të pestë gjerman, Union Nettetal, ku luan vëllai i gruas së tij, Leonard Lekaj. Kapiteni i Zvicrës ishte i rregullt në fushë gjatë javës si asistent-trajner.
Pas udhëtimit në Angli, Xhaka iu bashkua Përfaqësueses së Zvicrës të premten e kaluar. Me 4906 minutat e jashtëzakonshëm të luajtur këtë edicion. Kjo është e barabartë me tri ditë e gjysmë. Ndeshja ndaj Estonisë ishte rasti i fundit për t’i dhënë pushim atij. Kapiteni nuk do të dëshirojë të mungojë në testin e fundit para Evropianit, ndaj Austrisë të shtunën në St. Gallen.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












