Futboll
Granit Xhaka do të nënshkruajë marrëveshje të re me Arsenalin
Zëvendëskapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në klub dhe bisedimet janë zhvilluar për një kontratë të re, raporton 90min.
Lojtari shqiptar që përfaqëson Zvicrën ka arritur ta kthejë plotësisht karrierën e tij te Topçinjtë gjatë dy sezoneve të fundit.
Ai dukej se po shkonte drejt largimit, pasi sulmoi tifozët në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Crystal Palaces në tetor 2019, duke iu hequr më pas shiriti i kapitenit.
Një lëvizje në Hertha Berlin ishte afër të realizohej, por Mikel Arteta e bindi Xhakën të ndryshonte mendje dhe të qëndronte në klubin që iu bashkua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.
30-vjeçari e ka çimentuar statusin e tij si një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier – duke luajtur një rol kyç në ngritjen e Arsenalit dhe në sfidimin për titull.
Kontrata aktuale e Xhakës skadon në verën e vitit 2024, megjithëse Arsenali ka një opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër, dhe shpresohet që negociatat të mund të përfundojnë mjaft shpejt.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













