Futboll
Granit Xhaka, krenar me Arsenalin pas barazimit me Chelsean
Neshja mes Arsenalit dhe Chelse u nda baras, me rezultat 2:2
Në prononcimin e fundit për media pas ndeshjes, Granit Xhaka thënë se Arsenali i ka heshtur kritikët që thonë se Topçinjve u mungon karakteri, gjë të cilën beson se e dëshmuan se e kanë gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Chelseat, të martën.
Edhe pse me karton të kuq nga pjesa e parë pas përjashtimin e David Luiz në minutën e 22-të, Arsenal doli i pamposhtur nga Stamford Bridge.
“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, tha Xhaka.
“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













