Futboll
Granit Xhaka edhe tri javë jashtë fushës
Futbollisti Granit Xhaka, kapiten dhe lideri i Sunderlandit, do të mungojë edhe tri javë për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, ka konfirmuar trajneri Regis Le Bris në konferencën për shtyp.
33-vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e Sunderlandit në këtë kampanjë. Ai mungoi të shtunën e kaluar në humbjen 3:1 nga West Ham United teksa para ndeshjes që luhet të hënën ndaj Burnleyt, Le Bris konfirmoi se kapiteni i Zvicrës është mirë, por do t’i duhet ende kohë për pushim, transmeton albinfo.ch.
“Graniti është duke punuar mirë. Do ta vlerësojmë gjendjen e tij në javën e ardhshme, por me shumë gjasë do të mungojë edhe tri javë”, ka theksuar francezi.
Xhaka, i cili iu bashkua Sunderlandit në verën e vitit të kaluar nga Bayer Leverkuseni, ka luajtur në 23 ndeshje në të gjitha garat dhe ishte titullar në 22 ndeshje të Premier Leagues. Ai e ka një gol dhe pesë asistime.
Ai pritet të mungojë në duelet ndaj ish-skuadrës, Arsenalit, më 7 shkurt, dhe në shtëpi më 11 shkurt ndaj Liverpoolit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














